Ram Halilaj Academy

Ram Halilaj Academy

Masterclass Live Falas

Fuqia e
Mendjes

Zbulo pse ndonjëherë e di saktësisht çfarë duhet të bësh… por përsëri nuk vepron.

Një eksperiencë 2-orëshe për të kuptuar më mirë mënyrën si mendja, perceptimi dhe vendimet e tua ndikojnë në rezultatet që krijon.

  • 12 Shtator 2026
  • Ora 19:00
  • LIVE në Zoom
  • Rreth 2 orë
  • Pjesëmarrja: Falas

Regjistrimi zgjat më pak se 60 sekonda.

Ram Halilaj gjatë një trajnimi live
DHURATA IME PËR TY ✦ DHURATA IME PËR TY ✦ DHURATA IME PËR TY ✦ DHURATA IME PËR TY ✦ DHURATA IME PËR TY ✦ DHURATA IME PËR TY ✦ DHURATA IME PËR TY ✦ DHURATA IME PËR TY ✦ DHURATA IME PËR TY ✦ DHURATA IME PËR TY ✦ DHURATA IME PËR TY ✦ DHURATA IME PËR TYDHURATA IME PËR TY ✦ DHURATA IME PËR TY ✦ DHURATA IME PËR TY ✦ DHURATA IME PËR TY ✦ DHURATA IME PËR TY ✦ DHURATA IME PËR TY ✦ DHURATA IME PËR TY ✦ DHURATA IME PËR TY ✦ DHURATA IME PËR TY ✦ DHURATA IME PËR TY ✦ DHURATA IME PËR TY ✦ DHURATA IME PËR TY

E di çfarë duhet të bësh.
Por pse nuk po e bën?

Ndoshta ke një vendim që po e shtyn.

Ndoshta e di që duhet të ndryshosh diçka në biznes, marrëdhënie, karrierë apo në mënyrën si vepron.

Ndoshta problemi nuk është se nuk ke informacion.

Po sikur problemi të jetë mënyra si mendja jote e interpreton atë që po ndodh?

Në këtë Masterclass do ta hapim pikërisht këtë pyetje.

Çfarë do të zbulosh gjatë Masterclass-it?

01

Mendja

Si mënyra që mendon dhe percepton një situatë mund të ndikojë në emocionet, vendimet dhe rezultatet e tua.

Do të shohësh pse dy njerëz mund të përballen me të njëjtën situatë dhe të krijojnë dy rezultate krejtësisht të ndryshme.

02

Pse ngecim

Pse të dish çfarë duhet të bësh nuk është gjithmonë e mjaftueshme për të vepruar.

  • shtyrja
  • frika
  • konfliktet e brendshme
  • zakonet
  • bindjet që ndikojnë në sjellje

Disa nga arsyet pse nuk vepron mund të jenë krejt të ndryshme nga ato që ke menduar deri sot.

03

Eksperienca

Jo vetëm të dëgjosh. Ta përjetosh. Gjatë Masterclass-it Ram do të udhëheqë edhe një eksperiencë të shkurtër trance / fokusimi të brendshëm.

Qëllimi: të ndalosh për disa minuta zhurmën e jashtme dhe të fokusohesh tek ajo që dëshiron të krijosh, vendimet që mund të marrësh dhe versioni yt që vepron ndryshe. Pjesëmarrja në këtë ushtrim është vullnetare.

04

Fuqia e vendimit

Diferenca mes të dëshiruarit diçka dhe marrjes së një vendimi real. Sepse shumë njerëz presin të ndihen gati. Presin momentin perfekt. Presin më shumë siguri.

Por çfarë ndodh kur vendimi vjen para sigurisë?

Para se të regjistrohesh, pyete veten:

  1. 01Çfarë po shtyj prej kohësh?
  2. 02Çfarë po toleroj që nuk dua ta toleroj më?
  3. 03Cili vendim mund të ndryshojë drejtimin tim?
  4. 04Dhe çfarë do të më kushtojë nëse edhe pas 12 muajsh jam në të njëjtin vend?

Nëse njëra prej këtyre pyetjeve të preku, kjo Masterclass mund të jetë pikërisht për ty.

Kjo Masterclass është për ty nëse…

  • e di që ke potencial për më shumë, por nuk po e përdor plotësisht
  • shtyn vendime të rëndësishme
  • mendon shumë dhe vepron më pak se sa dëshiron
  • dëshiron të kuptosh më mirë mënyrën si funksionojnë mendimet dhe perceptimet e tua
  • je sipërmarrës, profesionist, shitës, lider ose thjesht dëshiron zhvillim personal
  • dëshiron më shumë qartësi për hapat e ardhshëm

Nuk ke nevojë të dish NLP. Nuk ke nevojë të kesh qenë më parë në seminar. Duhet vetëm të jesh i hapur për të parë disa gjëra nga një perspektivë tjetër.

Portret i Ram Halilaj

Kush është Ram Halilaj?

Ram Halilaj është Life & Business Mentor, Trainer NLP, Hypnosis Coach dhe Sales Trainer.

Në punën e tij ai kombinon zhvillimin personal, komunikimin, shitjet, NLP-në dhe eksperiencën nga biznesi për t'i ndihmuar njerëzit të kuptojnë më mirë mënyrën si mendojnë, vendosin dhe veprojnë.

Qëllimi i kësaj Masterclass-i nuk është të të japë më shumë motivim për një mbrëmje. Është të të japë perspektiva që mund të të bëjnë të mendosh ndryshe.

Kjo nuk është një mbrëmje motivimi.

Nuk do të kalojmë dy orë duke të thënë vetëm “mendo pozitivisht”.

Do të flasim për mënyrën si mendja krijon kuptim, pse ngecim, çfarë roli kanë vendimet dhe si të fillosh të shohësh modelet e tua me më shumë vetëdije.

Sepse ndryshimi fillon kur fillon të shohësh atë që më parë nuk e shihje.

Fuqia e Mendjes është vetëm fillimi.

Gjatë Masterclass-it do të kuptojmë disa nga mekanizmat. Por proceset më të thella, ushtrimet praktike dhe puna intensive nuk mund të bëhen brenda vetëm dy orëve në Zoom.

Për ata që duan të shkojnë më tej, Ram do të tregojë në fund të Masterclass-it edhe për eksperiencën 2-ditore “Zgjohu · Vepro · Fito”, më 3–4 Tetor në Prishtinë.

Rezervo vendin tënd FALAS

12 Shtator 2026 · Ora 19:00 · LIVE në Zoom

Pas regjistrimit do të marrësh konfirmimin dhe informacionet për pjesëmarrje me email.

Ndoshta nuk të duhet më shumë informacion. Ndoshta duhet të shohësh diçka që deri tani nuk e ke parë.

Dhe kur ta shohësh këtë më qartë, vendimi bëhet shumë më i lehtë.